Përshëndetje të gjithëve,
Unë dhe Kimetja do të ju njoftojmë për tema të ndryshme sa i përket trajnimeve.
Në kuadër të trajnimeve organizative menagjeriale, kemi planifikuar 5 nëntema që kanë të bëjnë me Konventën për persona me aftësi të kufizuar.Trajnimet do të fillojnë nga muaji shtator deri në dhjetor 2022. Në vazhdim do të kontakoj me përfaqësuesit lokal për të caktuar datën dhe orën e trajnimeve për secilin klub.
Unë si udhëheqëse e grupit të gruas në kuadër të Shoqatës Kosovare të Shurdhërve, kam planifikuar gjithashtu që në 11 shoqatat lokale nga muaji shtator deri në dhjetor2022 të shtjellojmë 2 tema :
– Aktivitetet e grave
– Barazia gjinore
Edhe unë do të kontaktoj me përfaqësueset lokale për të vendosur rreth datës dhe orës se kur do ti mbajmë trajnimet.
Ju faleminderit dhe mirë u pafshim!