Enver Kurtalani është I punësuar në Shoqatën Kosovare të Shurdhërve që nga Prilli 2005. ai ka pranuar trajnime mbi menagjimin organizacional dhe financiar nga zt Dukagjin Kelmendi dhe Zt Colin Allen. Ai po ashtu ka qenë edhe kryetar i Shoqatës së të Shurdhërve në Gjilan për 3 vite me rradhë.
Kontakti: deafkosovar@gmail.com ose 044 655 503 (sms vetem)
Berat Rashiti është punësuar në Shkurt të vitit 2010. Ai poashtu është edhe student i Trajnimeve të Interpretëve të ofruara nga SHKSH. Poashtu berati është edhe arkatar i SHIGJSHK-së qysh nga viti 2008. Ai është në rolin e asistentit të zyres dhe punon së afërmi me Zt Enver Kurtalani rreth punëve administrative të Shoqatës.
Kontakti: deafkosovar@gmail.com ose 044 319 287
Rukije Gashi është e punësuar së pari si interpretuese e gjuhës së shenjave për Administratorin e Projektit që nga 2005, ajo poashtu ka qenë edhe udhëheqëse e Grupit Punues të Interpretëve. Që nga viti 2007 ajo punon edhe si zyrtare për avokim pranë Shoqatës Kosovare të Shurdhërve. Ajo poashtu punon edhe në Radio Televizionin e Kosovës si interprete e lajmeve për të Shurdhër. Poashtu nga viti 2008 ajo punon si kryetare e SHIGJSHK-së. Nga viti 2010, ajo është udhëheqëse e Grupit Punues të Prindërve.
Kontakti: gashirukije@gmail.com ose 044 185 178
Ai punon në Projekt që nga Korriku 2004. Ai ka pranuar trajnime nga zt Colin Allen. Ai tani është orgnizues dhe implementues i Trajnimeve mbi Menagjimin Organizacional për 11 Shoqatat Lokale të Shurdhërve në Kosovë.
Kontakti: deafkosovapto@gmail.com ose 044 185 177 (sms vetem)
I punësuar në Projekt që nga Korriku 2004, Selman Hoti është Trajner I Interpretëve të Gjuhës së Shenjave për Shoqatën Kosovare të Shurdhërve dhe Shoqatën Kombëtare të Personave që nuk Dëgjojnë në Shqipëri. Ai për momenti ka në trajnime grupin e parë prej 10 studentëve të cilët ndjekin vitin përfundimtar të trajnimeve për interpret të gjuhës së shenjave dhe 10 studentë që ndjekin nivelin e avansuar të trajnimeve për interpret në Kosovë dhe 12 studentë të cilët ndjekin vitin e dytë të programit te trajnimeve në Shqipëri. Ai poashtu punon në Radio Televizionin e Kosovës si interpret i lajmeve për të Shurdhër. Gjithashtu ai është edhe anëtarë I Bordit të Shoqatës Botërore të Interpretëve të Gjuhës së Shenjave dhe përfaqëson regjionin e Ballkanit. Poashtu nga viti 2008 ai punon edhe si sekretar i SHIGJSHK-së.
Kontakti: shkshpti@gmail.com ose 044 127 564
Zt Nebih Cakaj është I punësuar në SHKSH që nga Prilli I vitit 2006. Ai është edhe udhëheqës i grupit Punues të Rinjëve e themeluar në vitin 2008. Ai poashtu është anëtarë I Bordit I Shoqatës së Shurdhërve në Prishtinë që nga viti 2004 – 2010.
Kontakti: nebih.cakaj@gmail.com ose 044 878 190 (sms vetem)