- Shoqata Kosovare e të Shurdhërve – SHKSH-së
- 12 Shoqata Lokale e të Shurdhërve
SHKSH Përfaqëson:
Nga statistika zyrtare nga Enti për Statistika të Kosovës mbi numrin e komunitetit të Shurdhër në Kosovë i publikuar në vitin 2013, gjithashtu duke u bazuar nga anëtaret e komunitetit të Shurdhër, në besojm se në Kosovë numri i personave të Shurdhër të cilët shfrytzojnë Gjuhën e Shenjave është diku rreth 9,500 persona të Shurdhër, poashtu duke u bazuar në deklaratat e Entit për Statistika të Kosovës se rreth 5,000 janë të Shurdhër kurse 4,500 persona janë me dëmtim në dëgjim.
Çfare bënë SHKSH
SHKSH punon për:
- Avokimin për të Drjetat e Personave të Shurdhër
- Qasja në të gjitha sferat e jetës
- Përmiresimin e Edukimit të personave të Shurdhër
- Ofrimin e shërbimeve
- Punsimin e personave të Shurdhër
- Hulumtimin e Gjuhës së Shenjave
Bashkëpunimet e SHKSH
SHKSH filloje bashkpunimin e saj në vitin 2003 me një projekt të përbashkët me Shoqatën e të Shurdhërve Finlandeze ku fondet u siguruan nga Ministria e Jashtme e Finlandës ku ky projekt u fokusua në këto fusha kryesore:
- Avokimi
- Organizimi
- Trajnimet e Gjuhës së Shenjave dhe Interpretve
- Zhvillimi dhe permirsimi i Edukimit të personave të Shurdhër
Ky bashkëpunim vazhdone edhe sot.