NJOFTIM PËR KUVENDIN E 5 ZGJEDHOR TË SHKSH-SË

Përshëndetje,
 
Unë jam Liridona Rrudhani Haziri Sekretare e Shoqatës Kosovare tē Shurdhërve.
Sot do të ju njoftoj për zgjedhjet e reja te bordit të drejtorëve tē cilat mbahen çdo katër vite, këto janē zgjedhet e pesta me radhë.
 
Zgjedhet për bordin e drejtorëve i referohen nenit 11 të statutit të shoqatës.
( për më shumë informacion kliko në vegëzen e dhënë ) https://www.shksh.org/rreth-nesh/statuti/
 
Propozimet e juaja duhet të dorëzohen para datës 21 prill 2023 në adresën e Shoqatës Kosovare të Shurdhërve ose ne e-mail adresën e dhënë.
 
Shoqata Kosovare e të Shurdhërve, FAH Postal 342, 10000 Prishtinë – KOSOVË
deafkosovar@gmail.com
 
Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor i Pestë do të mbahet më 13 maj 2023.
 
Shihemi në zgjedhje!
Translate »