Përshendetje për të gjithë anëtaret e SHKSH-së,
Unë jam Faton Parduzi Kryetar i Anëtarve të Bordit të SHKSH-së dua të ju informojë se ju e dini që nga Kuvendi i fundit është bërë edhe zgjedhja e Anëtarve të Bordit ku gjithsej ishim 6 anëtar por më kohë Nënkryetari i Bordit Zt.Armend Ademi dha dorëheqje për shkak të punsimit të tij në SHKSH si Asistent i Avokimit dhe ne mbetëm vetëm 5 Anëtar të Bordit të SHKSH-së andaj në mbledhjen e fundit ne si Anëtar të Bordit kemi vendosur që të bëhet përzgjedhja e Nënkryetarit të ri ku kjo cështje ka marrë edhe miratimin në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Anëtarve që të shpallim zgjdhjet për Nënkryetar të ri. Pra nëse dikush nga ju ka hamendje se si duhet të aplikohet për këtë pozitë atëherë ju duhet të dërgoni një video në Gjuhën e Shenjave jo më shumë se 3 min. duke shpjeguar për tri fusha të ndryshme ato janë:
- Çfarë do ti kishe ndihmuar SHKSH-së ?
- Në cfarë aktivitetesh keni marrë pjesë ?
- Çfarë dini për rolin e Anëtarve të Bordit ?
Pas përfundimit të videos atëherë ju mund ta dërgoni këtë video në faqen zyrtare të facebook të SHKSH-së. Në bazë të statutit zgjedhjet duhet të shpallen 35 ditë më herët deri në ditën e përzgjedhjes ku pas 21 ditë mbyllen propozimet e anëtarve për këtë pozitë pra nga data 22 Korrik 2021 deri më datën 16 Gusht 2021 është koha kur do të mbyllen afati i propozimeve dhe mbeten 14 ditë për komsionin për të bërë përzgjedhjen për këtë pozitë kurse data e lajmërimit për fituesin për këtë pozitë do të jetë data 26 Gusht 2021, Nënkryatari i ri do të angazhohet për mandatin 2021-2023.
Nëse jeni të interesuar atëherë jeni edhe të mirëseardhur ju faleminderit të gjithve.