Gjuha e Shenjave e Drejtë për të Gjithë

23 shtator 2019
Sot fillon Java Ndërkombëtare e të Shurdhërve me moton ”Gjuha e Shenjave e Drejtë për të Gjithë”. Gjuha e Shenjave për të Shurdhërit është gjuha e parë dhe Qeveria e Kosovës në vitin 2010 ka zyrtarizuar Gjuhën e Shenjave si të gjitha gjuhet tjera të barabarta. Kjo e drejtë do tu shërbejë së pari fëmijëve të cilët do mësojnë gjuhën e tyre të parë, pastaj nëpërmjet gjuhës së shenjave do të rritet cilësia e arsimit sepse me mësimin bilingual (gjuhën e shenjave dhe shkrim leximin e gjuhës shqipe) krijohen aftësi për qasje në informacione. Poashtu nëpërmjet gjuhës së shenjave dhe interpretëve profesionist ne do të kemi mundësinë në qasje dhe komunikim cilësor. Nëpërmjet gjuhës së shenjave personat e shurdhër mund të ndjekin edhe arsimin e lartë (universitar).. gjuhën e shenjave mund ta mësojnë edhe të tjerët të cilët janë të interesuar apo dëshirojnë të punojnë me personat e shurdhër. Pra gjuha e shenjave është e drejtë për të gjithë.
#IDSL2019#IWDeaf2019

Translate »