Java Ndërkombëtare e të Shurdhërve

Përshendetje të nderuar anëtare të komunitetit të Shurdhër,
Unë jam Faton Parduzi Kryetar i Shoqatës Kosovare të Shurdhërve, mirserdhet në Javën Ndërkombëtare të Shurdhërve e cila sic e dini edhe ju kjo javë fillon nga data 21 – 27 Shtator 2020. Kjo javë është një llojë feste dhe një manifestim për të shurdhërit dhe gjithashtu për ti vetëdisuar shoqërin lidhur me të arriturat dhe sfidat e komunitetit të shurdhër poashtu Asambleja e Përgjithshme e KB ka shpallur 23 Shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve të Shenjave në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e gjuhës së shenjave në realizimin e plotë të të drejtave të njeriut të njerëzve të shurdhër. Kësaj radhe SHKSH nuk ka mundur që të organizojë ndonjë aktivitet më të gjerë për shkak të pandemis Covid-19 i cili aktualisht ka ndërprer shumë aktivitete, por SHKSH ka zgjedhur një mënyrë tjetër duke I informuar të shurdhërit dhe shoqrin me video sensibilizuese në gjuhën e shenjave në disa fusha të rendësishme siq janë:
 
-Trajnimi i Interpretve profesionist të gjuhës së shenjave për të mundësuar një komunikim cilësor në mes të shurdhërit dhe njerzve që dëgjojnë
 
-Gjuha e folur dhe gjuha e shenjave janë të barabarta
 
-Qasja në të gjitha informacionet është shumë e rëndësishme për të shurdhërit
 
-Një edukim cilësor dhe gjithëpërfshirës

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Translate »