Aktivitetet

Avokimi

Shoqata Kosovare e të Shurdhërve avokon në institucionet vendore dhe për bazë ka Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KNDPAK). Që nga lindja e fëmiut të shurdhër, shoqata jep infomracione për kulturën e të shurdhërve, gjuhën e shenjave për familjet që kanë fëmijë të shurdhër, shoqërinë dhe institucionet në përgjithësi.

Poashtu Shoqata Kosovare e të Shurdhërve lobon për një arsim cilësor për të shurdhërit dhe punësimin e tyre, për një jetë të pavarur dhe vendimarrje. Lobon për qasje dhe komunikim. Gjithashtu shoqata ka arritur objektivin e saj në zyrtarizimin e gjuhës së shenjave në vitin 2010, dhe ofron shërbime të interpretëve të gjuhës së shenjave.

Qëllimi i punës sonë avokuese është që komuniteti i të shurdhërve të jetë pjesë e barabartë e shoqërisë.

Trajnimet për menaxhimin organizacional

Shoqata Kosovare e të Shurdhërve që nga themelimi I saj ofron trajnime të menaxhimit organizacional. Si rezultat I kësaj të gjitha shoqatat lokale kanë zhvilluar edhe statutet e standandizuara dhe të gjitha bordet e shoqatave lokale janë të udhëhequr nga vetë komuniteti I të shurdhër. Qëllimi I trajnimeve për menaxhim organizacional është fuqizimi I shoqatave lokale dhe pavarësimi i tyre. Trajnimet janë të fokusuara në menaxhim, raportim, menaxhim financiar, avokim, projekte dhe aktivitete tjera që kanë të bëjnë me shoqata lokale.

Hulumtimi i gjuhës së shenjave kosovare

Shoqata Kosovare e të Shurdhërve ka dy hulumtues të gjuhës së shenjave kosovare (GJSHK). Pas një pune të gjatë, SHKSH në vitin 2012 ka botuar fjalorin dhe DVD e parë “Gjuha e Shenjave Kosovare 1”. Dy hulumtuesit janë duke punuar në grumbullimin e shenjave dhe fjalive në shenja, dhe informacioneve lidhur me gramatikën e gjuhës së shenjave me qëllim që në një të ardhme të afërt këto informacione të botohen në ëeb fjalorin e gjuhës së shenjave kosovare. E gjithë kjo punë, botimi I fjalorit, DVD dhe ëeb fjalorit bëhet me qëllim të ofrimit të materialeve për trajnime të gjuhës së shenjave për:

  • Prindërit të cilët kanë fëmijë të shurdhër
  • Familjarë të cilët kanë fëmijë/të rritur të shurdhër
  • Mësimdhënësit të cilët punojnë me nxënës të shurdhër
  • Interpretët e gjuhës së shenjave dhe
  • Të gjithë të interesuarve për të mësuar gjuhën e shenjave

Hulumtimet e deritanishme kanë treguar se gjuhët e shenjave janë gjuhë të barabarta sikurse gjuhët e folura. Shoqata Kosovare e të Shurdhërve do të vazhdojë me hulumtimin dhe pasurimin e fjalorit të gjuhës së shenjave kosovare.

Programi I trajnimeve të interpretëve të gjuhës së shenjave

Në vitin 2005 Shoqata Kosovare e të Shurdhërve ka filluar me trajnimet e interpretëve të gjuhës së shenjave. Që nga atëherë 30 student kanë marrë pjesë në këto trajnime dhe 16 prej tyre janë akredituar si interpret të gjuhës së shenjave kosovare 1. Programi I trajnimit ka përgatitur studentët që të punojnë si interpret profesionist të gjuhës së shenjave kosovare.

Shoqata Kosovare e të Shurdhërve në bashkëpunim me Universitetin e Prizrenit po punojnë që këto trajnime në të ardhmen të ofrohen në nivelin universitar.

Shoqata Kosovare e të Shurdhërve Seksioni I të Rinjëve

Cfarë është SHKSHSR?

SHKSHRS është seksion i vecantë I të rinjëve të shurdhër pranë Shoqatës Kosovare të Shurdhërve. SHKSHSR organizon aktivitete të ndryshme për të rinjtë, si:

  • Trajnime për të rinjët e shurdhër
  • Kampe të grupmoshave të ndryshme
  • Organizimi i ndenjave (party) për të rinjët dhe
  • Halloween party

SHKSHSR është anëtare e Seksionit të Rinjëve të Federatës Botërore të Shurdhërve (WFDYS) dhe Unionit Evropian të Rinjëve të Shurdhër (EUDY). Këto dy organizata ndërkombëtare për të rinjët organizojnë trajnime të ndryshme dhe kampe për të rinjët e shurdhër në nivel ndërkombëtar.

Objektivat e SHKSHRS-së janë:

  • Trajnime për fuqizimin e kapaciteteve të rinjëve në Kosovë në fushat si:
    • Kulturën e të shurdhërve
    • Identitetin
    • Gjuhën e shenjave kosovare
    • Të drejtat e të rinjëve të shurdhër
    • Lidershipi

SHKSHSR punon që të rrisë anëtarësinë e të rinjëve të shurdhër dhe promovon pjesmarrjen aktive të të rinjëve të shurdhër në aktivitetet e ndryshme në shoqatat lokale, në përfshirjen e të rinjëve në bordet lokale dhe përfaqësimin sa më të madh të rinjëve në proceset vendimarrëse të SHKSH-së.

Grupi punues i grave

Grupi Punues i Grave pranë Shoqatës Kosovare të Shurdhërve ka për qëllim avansimin e të drejtave të grave dhe përfshirjen e tyre në vendimarrje, duke ofruar trajnime të drejtat e tyre, fuqizimi I tyre, shëndetin dhe pjesëmarrjen më të madhe të tyre nëpër shoqatat lokale. Poashtu grupi punues I grave të SHKSH-së përkrahë dhe motivon gratë e shurdhëra të jenë pjesë e bordeve të shoqatave lokale dhe shoqatës nacionale dhe rritjen e numrit të tyre në aktivitete të ndryshme. Qëllimi i Shoqatës Kosovare të Shurdhërve është që në të ardhmen gratë e shurdhëra të jenë pjesë e barabartë e komunitetit të shurdhër.

Translate »