NJOFTIM PËR Kuvendet Zgjedhore TË SHOQATAVE LOKALE TË SHURDHËRVE

Të nderuar anëtar të SHKSH-së,

Në emër të anëtarve të bordit të SHKSH-së me lejoni të ju njoftojë se në bazë të statutit të shoqatave lokale të shurdhërve në Kosovë duhet të mbahen Kuvendet Zgjedhore të Shoqatave Lokale me qëllim të përzgjedhjes së anëtarve të rinjë të bordit.

Sipas statutit të shoqatave lokale u bazuar në nenin 10 dhe nenin 11 të statutit I cili ju  obligon që zgjedhjet të mbahen jo më larg se muaji Qershor i këtijë viti, pra edhe pregadtijet dhe organizim i tyre duhet të bëhet me kohë.

Ju njoftojë që zgjedhjet për anëtar të rinjë të bordit do ti mbajnë këto shoqata lokale:

Shoqata e të Shurdhërve në Drenas

Shoqata e të Shurdhërve në Ferizaj

Shoqata e të Shurdhërve në Gjakovë

Shoqata e të Shurdhërve Anamorava në Gjilan 

Shoqata e të Shurdhërve në Mitrovicë

Shoqata e të Shurdhërve në Podujevë

Shoqata e të Shurdhërve në Vushtrri

Shoqata e të Shurdhërve në Suharekë

Pra këto janë shoqatat lokale që duhet ti mbajnë kuvendet zgjedhore dhe ti organizojnë gjatë ditëve në vijm.

Ju urojm suksese dhe punë të mbarë.

Translate »