Statuti i SHKSHSR-së

Statuti i Shoqatës Kosovare e të Shurdhërve Seksioni i të Rinjëve

Statuti i Shoqatës Kosovare e të Shurdhërve Seksioni i të Rinjëve

Neni 1 – Emri, forma dhe adresa

Neni 1 – Emri, forma dhe adresa

1.1   Organizata do të quhet Shoqata Kosovare e të Shurdhërve Seksioni i të Rinjëve

1.2  Ajo mund të njihet edhe si SHKSHSR

1.3  SHKSHSR është e vendosur pranë zyreve të Shoqatës Kosovare të Shurdhërve e njohur si SHKSH në rrugën Nazim Gafurri Nr. 28/2-1

1.4  Gjuha e shenjave është gjuha zyrtare e të gjitha takimeve të SHKSHSR dhe gjuha e shkruar shqipe do të jetë gjuhë zyrtare e dokumenteve.

Statuti i organizatës

a) SHKSHSR është seksion zyrtar i SHKSH-së. Statuti dhe rregulloret e SHKSH –së duhet të respektohen dhe ndiqen.

b) Plani i veprimit dhe Buxheti duhet të aprovohen nga ana e Bordit të SHKSH-së.

Vendimet në raste të Jashtëzakonshme

a) Bordi i Drejtorëve të SHKSH-së ka të drejtë të marrë vendime dhe përgjegjësinë mbi SHKSHSR nëse SHKSHSR kur rregulloret apo statutet e SHKSHSR janë të paqarta.

Neni 2 – Qëllimi

Neni 2 – Qëllimi

2.1  SHKSHSR do të jetë një trup kombëtar I cili do të avokojë për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjëve që përdorin gjuhën e shenjave si dhe do të organizojë ngjarje të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

2.2  SHKSHSR do të organizojë ngjarjet vjetore sic janë kampet, Shih Neni 11:

2.3  SHKSHSR do të përkah rrjetizimin e të rinjëve në 11 Shoqatat loakale të Shurdhërve të cilat janë pjesë e SHKSH-së

2.4  SHKSHSR do të bashkëpunojë ngusht dhe do të anëtarsohet në WFDYS dhe EUDY

2.5  Qëllimet e SHKSHSR janë të njëjta si me ato të SHKSH-së, për më shumë shih Statutin e SHKSH-së

Neni 3 – Definimet e Statutit të SHKSHSR-së

Neni 3 – Definimet e Statutit të SHKSHSR-së

3.1   Bordi do të thotë organi menaxhues i SHKSHSR-së

3.2   Kuvendi i Anëtarëve do të thotë organi më i lartë qeverisës i cili do të takohet cdo dy vjet

3.3   Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor do të thotë zgjedhja e anëtarëve të bordit cdo katër vjet

3.4   Mbledhje e Jashtëzakonshme do të thotë një mbledhje e përgjithshme

Neni 4 – Anëtarsimi

Neni 4 – Anëtarsimi

4.1  Cdo anëtarë i SHKSH- i moshës 18-30 vjecare është anëtar i SHKSHSR

Neni 5 – Kuvendi i Anëtarëve

Neni 5 – Kuvendi i Anëtarëve

5.1  Kuvendi i anëtarëve është organi më i lartë qeverisës i cili përbëhet nga 2 delegat nga secila Shoqatë lokale e të Shurdhërve të cilat janë anëtarë të SHKSH-së.

5.2  Kuvendi i anëtarëve mblidhet jo më së largu se cdo dy vjet në gjashtëmujorin e parë të vitit kalendarik.

5.3  Kuvendi i anëtarëve do të posedojë kompetencat si në vijim:

a)  të miratojë minutat e Kuvendit të fundit të anëtarëve apo Mbledhjes së Jashtëzakonshme të mbajtur nga ai takim.

b)  të praonjë nga Bordi raportet lidhur me aktivitetet e SHKSHSR

c)  të paraqesë anëtarëve ndonjë cështje relevante para anëtarëve nga Bordi

d)  të paraqesë anëtarëve ndonjë cështje relevante ku kërkohet që ajo cështje të dorëzohet me shkrim te sekretari jo më shumë se 14 ditë para datës së Kuvendit të Anëtarëve.

5.4  Një prani minimale e 51% të delegatëve nga Shoqatat vendore të SHKSH-së duhet për Mbledhjen e Kuvendit të Anëtarëve për të zhvilluar cështjen. Nëse minimum (kvorumi) nuk arrihet, mbledhja do të shtyhet për një datë tjetër të caktuar dhe anëtarët do të njoftohen përsëri.

5.5  Kuvendi i Anëtarëve mund të mbajë edhe takime të Jashtëzakonshme saherë që kjo kërkohet nga 51% e delegatëve nga ana e Shoqatave lokale të Shurdhërve. Një kërkesë e tillë do të përcillet tek sekretati i cili do të njoftojë të gjithë anëtarët, në pajtim me procedurën e përshkruar në paragrafin 5.6.

5.6  Njoftimi me shkrim për Kuvendin e Anëtarëve pas Takimeve të Jashtëzakonshme, duke cekur daten, vendin e takimit së bashku me rendin e ditës duhet të shpërndahet tek të gjithë anëtarët së paku 21 ditë para se të mbahet takimi.

Neni 6 – Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor

Neni 6 – Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor

6.1  Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor paraqet organin qeverisës të anëtarëve të të gjitha Shoqatave lokale të Shurdhërve të moshës 18-30 vjecare.

6.2   Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor do të takohet cdo katër vite në gjashtëmujorin e parë të vitit kalendarik.

6.3   Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor duhet të ketë edhe këto kompetenca:

a)  Të miratojë minutat e fundit të Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor

b)  Të zgjedhë anëtarët e Bordit

6.4   Njoftimi me shkrim për Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor, duke cekur daten, vendin e takimit së bashku me rendin e ditës duhet të shpërndahet tek të gjithë anëtarët së paku 21 ditë para se të mbahet takimi.

6.5   Një prani minimale e 51% të të gjithë anëtarëve të Shoqatave lokale të Shurdhërve të moshës 18-30 vjecare nevojiten për mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor. Nëse ky minimum (kvorumi) nuk arrihet, mbledhja do të shtyjet për një datë të caktuar më vonë dhe gjithë anëtarëve do tu dërgohet nga një njofrtim i ri.

Neni 7 – Votimi në Kuvendin e Anëtarëve, Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor dhe/ose gjatë mbledhjes së Jashtëzakonshme

Neni 7 – Votimi në Kuvendin e Anëtarëve, Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor dhe/ose gjatë mbledhjes së Jashtëzakonshme

7.1  Një anëtarë i SHKSH-së i moshës 18-30 vjecare, i punësuar apo jo do të ketë vetëm një votë për cfarëdo cështje gjatë vendimit të Kuvenit të Përgjithshëm Zgjedhor.

7.2  Secila Shoqatë lokale e të Shurdhërve e cila është anëtare e SHKSH-së ka të drejtë të delegojnë dy delegatë të moshës 18-30 vjecare për mbledhjet e Kuvendit të Anëtarëve ose Mbledhjeve të Jashtëzakonshme.

7.3  Personat apo anëtarët tjerë të cilët nuk janë të përmendur në këtë nen nuk kanë të drejtë vote.

7.4  Në të gjitha Kuvendet e Përgjithshme vendimet do të merren nga shumica e anëtarëve të pranishëm.

Neni 8 – Bordi

Neni 8 – Bordi

8.1  Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor do të zgjedh Bordin e SHKSHSR nga rradhët e anëtarëve të SHKSHSR. Bordi do të përbëhet nga:

  1. 1 Kryetar
  2. 1 Nënkryetar
  3. 1 Sekretar
  4. 1 Arkëtar dhe
  5. 1 Anëtarë të Bordit

8.2   Cdo anëtarë i Bordit ka të drejtë të garojë për dy mandate katër vjecare dhe të mbesë në funksion deri në vdekje apo dorëheqje.

Bordi i SHKSHSR duhet të ketë së paku dy anëtarë të zgjedhur femra

Bordi i SHKSHSR nuk duhet të ketë më shumë se pesë anëtarë.

Anëtarët e Bordit të SHKSHSR nuk duhet të jenë anëtarë me lidhje familjare.

Neni 9 – Emërimet për Bordin e SHKSHSR

Neni 9 – Emërimet për Bordin e SHKSHSR

9.1  Sekretari duhet të përgatisë dhe dërgojë njoftimin te secili anëtarë i SHKSHSR 35 ditë para Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor.

9.2  Emërimet duhet të dorëzohen me shkrim te sekretari dhe të nënshkruhen nga i emëruari, propozuesi dhe atribuesi, të gjithë këta duhet të jenë anëtarë të SHKSH-së të moshës 18-30 vjecare.

9.3   Emërimet duhet të dorëzohen tek sekretari jo më shumë se 14 ditë para datës së Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor.

9.4    Në ato raste ku nuk ka numër të mjaftueshëm të kandidatëve të emëruar, ata të cilët janë emëruar në bazë të rregullae, duhet të shpallen sit ë zgjedhur që me rastin e mbylljes së Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor.

a)  Dy Zyrtarë Raportues duhet të zgjedhen nga Bordi për të bërë numërimin e votave në balotazh.

b)   Zyrtarët Raportues duhet t’i udhëheqin zgjedhjet dhe t’u sigurojnë nga një fletëvotim anëtarëve të punësuar, të papunësuar të cilët janë të pranishëm në Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor.

c.)  me Një listë anëtarët e emëruar për Bord duhet t’u paraqitet anëtarëve të punësuar, të papunësuar të cilët duhet t’iu përmbahen udhëzimeve të njoftuara nga Zyrtarët Raportues.

d)   Për tu zgjedhur në pozitat e Bordit, duhet të përdoret sistemi i votimit preferencial.

e)   Numri i fletëvotimeve varet nga e drejta për votim të secilit anëtar (shih Nenin 7)

f)   Pas balotazhit, rezultatet e zgjedhjeve komunikohen nga Zyrtarët Raportues gjatë Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor.

g)  Nëse gjatë numërimit të votave në zgjedhje, është e nevojshme të vendoset midis dy apo më shumë kandidatëve të cilët kanë fituar numër të njëjtë votash, për këtë çështje përcaktohet nga Zyrtarët Raportues.

Neni 10 – Roli i Bordit të SHKSHSR

Neni 10 – Roli i Bordit të SHKSHSR

10.1 Roli Kryetarit

Kryetari do të jetë kryesuesi i çdo takimi të Bordit, Kuvendit të Anëtarëve, Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor apo Mbledhjeve të Jashtëzakonshme.

Nëse kryetari mungon në një mbledhje, në Kuvendin e Anëtarëve, Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor apo Mbledhjet e Jashtëzakonshme, Nënkryetari duhet të caktohet si udhëheqës i mbledhjes.

10.2 Roli i Sekretarit

Sekretari do të mbajë protokollin e duhur të:

a)   të gjitha detyrave të anëtarëve dhe të Bordit;

b)   emrave të anëtarëve të pranishëm gjatë takimeve, Kuvendit të Anëtarëve, Kuvendeve të Përgjithshme Zgjedhore dhe Mbledhjeve të Jashtëzakonshme; dhe

c)    të gjitha shqyrtimeve në takimet e Bordit, Kuvendit të Anëtarëve, Kuvendeve të Përgjithshme Zgjedhore dhe Mbledhjeve të Jashtëzakonshme.

Minutat e marra gjatë të gjitha takimeve të Bordit, Kuvendit të Anëtarëve, Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor dhe Mbledhjeve të Jashtëzakonshme duhet të nënshkruhen nga kryesuesi i takimit apo kryesuesi i takimit të ardhshëm.

10.3 Roli i Arkëtarit

Arkëtari do të mbajë protokollin e duhur të:

a)   mbledhjes së gjitha parave që i janë paguar SHKSHSR të ardhura nga takimet e ndryshme të rinjëve

b)   Krijimit të librave dhe llogarive adekuate dhe mirëmbajtjes dhe protokollimit të gjitha çështjeve financiare të SHKSHSR 

10.4 Roli i Anëtarit/es të Bordit

Anëtari i Bordit duhet të:

a)    punojë me besnikëri për SHKSHSR;

b)    kryej detyrën me kujdes dhe me zell;

c)    delegojë detyrat e caktuara nga Bordi.

Neni 11 – Kampet për të Rinjët

Neni 11 – Kampet për të Rinjët

11.1  SHKSHSR do të organizojë kampe të ndryshme sic janë të cekura më poshtë:

a) Kampi veror për të Rinjët 18-30 vjec do të organizohet më së paku një herë në katër vjet

b) Kampi veror për të Rinjët 13-17 vjec do të organizohet më së paku një herë në katër vjet

c) Kampi për fëmijët 9 – 12 vjec do të organizohet më së paku një herë në katër vite

11.2  Cdo Shoqatë lokale e të Shurdhërve e cila është anëtare e SHKSH-së mund të delegojë më së shumti 4 pjesëmarrës në kampin (18-30), kurse për kampin (13-17 dhe 9-12) selektimi do të bëhet nga ana e Bordi I SHKSHSR.

11.3  SHKSHSR do të zhvillojë rregulloret e organizimit të kampeve dhe është përgjegjëse për organizimin e kampeve

11.4  Bordi i SHKSHSR do të caktojë vendin dhe datën e kampeve

11.5  Sekretari do të lajmëroj me shkrim secilën Shoqatë lokale të Shurdhërve lidhur me datën dhe vendin e organizimit të kampit më së paku 31 ditë para datës së caktuar.

11.6  Shoqatat lokale të Shurdhërve do të lajmërojnë me shkrim sekretarin e SHKSHSR lidhur me emrat e pjesëmarrësve në kampe më së largu 21 ditë para datës së caktuar.

Translate »