Statuti i SHKSH-së

Statuti i Shoqatës Kosovare të Shurdhërve

Ky statut do të qeverisë shoqatën jofitimprurëse të Shurdhërve të Kosovës, e cila është themeluar në pajtim me rregulloren Nr.1999/22 të UNMIK-ut (Administrata e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Kosovë).

Neni 1 – Emri, forma dhe adresa

1.1 Organizata do të quhet Shoqata Kosovare e të Shurdhërve

1.2 Ajo mund të njihet edhe si SHKSH

1.3 Organizata është një shoqatë jofitimprurëse, sipas përkufizimit të dhënë në paragrafin 2.2 të rregullores së UNMIK-ut Nr. 1999/22.

1.4 Organizata nuk do të shpërndaj; kurrfarë fitimi neto apo profiti të tillë për asnjë person. Pasuritë, të ardhurat, apo përfitimet e organizatës do të përdoren për qëllime të organizatës dhe jo për të sjellur dobi individuale për themeluesin, drejtorin, nëpunësin, anëtarin, agjentin, të punësuarin apo donatorin, qoftë në mënyrë direkteapo indirekte. Mirëpo kompensime të arsyeshme do të bëhen për personat të cilët punojnë për organizatën.

1.5 Çfarëdo transakcioni midis një anëtari, anëtari të bordit të drejtorëve, zyrtari, agjenti, apo punëtori të organizatës duhet të mbyllet në baza të vlerës së çmimeve reale të tregut apo në kushte më të favorshme për organizatën.

1.6 Organizata ka zyrën e saj qendrore në Rr. Hamëz Jashari Nr 28A, Prishtinë, Kosovë, UNMIK 10 000.

Neni 2 – Themeluesit

2.1 Themeluesit e organizatës janë:

1. Zt. Ramadan Gashi, Sekretar, Shoqata e të Shurdhërve në Prishtinë (Numri I Regjistrimit të UNMIK-ut si OJQ – 5101249-6)

2. Zt. Orhan Bejta, Kryetar, Shoqata e të Shurdhërve Gjilan (Numri I Regjistrimit të UNMIK-ut si OJQ 5100184-2)

3. Zt. Florim Kuqi, Kryetar, Shoqata e të Shurdhërve në Suharekë (Numri I Regjistrimit të UNMIK-ut si OJQ 5101356-5)

2.2 Përfaqësues i autorizuar i organizatës për Kosovë është z. Enver Kurtalani, Administrator, Rr. Dardania I Nr. 6/37 Gjilan.

2.3 Përfaqësuesi i autorizuar emërohet nga Bordi i Drejtorëve dhe ai do ta përfaqësojë organizatën në Kosovë dhe do të pranojë të gjitha shkresat zyrtare në emër të saj. Ai/ajo do të jetë përgjegjës/e për të informuar autoritetet relevante administrative për çfarëdo ndryshimi në organizatë.

Neni 3 – Qëllimet

3.1 Qëllimi i organizatës është të punojë si organizatë qendrore për shoqatat vendore të Shurdhërve, të shërbejë si organizatë advokimi për personat e Shurdhër të cilët përdorin gjuhën e shenjave, të krijojë dhe organizojë shërbime për personat e Shurdhër, të ndihmojë personat e Shurdhër për të bashkëpunuar në mënyrë që ata të kenë kushte të barabarta jetese si qytetarët tjerë dhe të luftojë për të avancuar bashkëpunimin me organizatat tjera në Kosovë dhe jashtë saj, të cilat kanë objektiva të njëjta si organizata.

3.2 Sa herë që paraqitet nevoja, SHKSH do të përdorë masa të veçanta ligjore apo administrative për siguruar që personat e Shurdhër të Kosovës kanë të drejtën për të ruajtur gjuhën e tyre të shenjave, organizatat si dhe veprimtaritë e tyre kulturore dhe aktiviteteve tjera.

3.3 Me qëllim të arritjes së qëllimeve, organizata do të ndërmerrë (por ndaj tyre nuk do të ketë kufizime) veprimtaritë si në vijim:

3.3.1 Arritja e barazisë në mundësitë dhe pjesëmarrja e plotë e personave të Shurdhër në shoqëri, në bazë të parimeve dhe objektivave të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Deklaratës Univerzale mbi të Drejtat e Njeriut si dhe akteve e rekomandimeve tjera të përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe agjensive të specializuara të saj.
3.3.2 Hyrja dhe mbetja si anëtar i Federatës Botërore të Shurdhërve dhe Bashkimit Europian të Shurdhërve dhe operimi në pajtim me parimet dhe objektivat e tyre.
3.3.3 Avancimi i bashkimit të shoqatave vendore të Shurdhërve dhe organizatave tjera që merren me personat e Shurdhër.
3.3.4 Të sigurojë që Qeveria Kosovare dhe qeveritë lokale do të vëzhgojnë të gjitha deklaratat dhe rekomandimet kombëtare dhe ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe të drejtat e njerëzve të Shurdhër si dhe atyre me aftësi të kufizuara.
3.3.5 Të sigurojë fonde adekuate për shërbimet për personat e Shurdhër nga qeveritë dhe/ose agjensitë apo institucionet tjera relevante.
3.3.6 Të sigurojë që personat e Shurdhër janë pjesë e vendim-marrjes dhe e niveleve të planifikimit të programeve.
3.3.7 Të promovojë krijimin dhe zhvillimin e shoqatave dhe organizatave vendore të Shurdhërve për të ofruar shërbime për personat e Shurdhër, aty ku organizata të tilla veç nuk ekzistojnë.
3.3.8 Të përhapë informata të sakta në llidhje me shurdhësinë dhe nevojat aktuale të personave të Shurdhër përmes mediave të ndryshme, si cak edhe Qeverinë.
3.3.9 Të promovojë krijimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e programeve edukative si dhe shërbimeve mbështetëse të cilat përputhen me kërkesat dhe nevojat specifike të fëmijëve dhe të rriturve të Shurdhër.
3.3.10 Të promovojë zhvillimin e hulumtimeve dhe studimeve në të gjitha fushat e shurdhësisë, duke përfshirë Komunitetin e të Shurdhërve të Kosovës, gjuhën dhe kulturën e tyre.
3.3.11 Të promovojë njohjen dhe pranimin e metodave të komunikimit që preferohen nga personat e Shurdhër.
3.3.12 Të organizojë dhe të nxisë shkëmbimin e informatave dhe përvojave midis organizatave të Shurdhërve apo atyre që merren me ta dhe me njerëzit profesionistë që specializojnë në fushën e shurdhësisë.
3.3.13 Të ofrojë këshilla, ndihmë dhe mbështetje direkte apo indirekte, për organizatat e të Shurdhërve apo atyre që merren me ta në bazë të kërkesës së tyre dhe pas konsultimeve me shoqatat vendore të Shurdhërve të përfshira kurdoherë që konsiderohet e udhës.
3.3.14 Të ofrojë forum ku personat e Shurdhër mund të mbledhen së bashku si të barabartë për të mësuar dhe diskutuar në lidhje me çështjet përkatëse si dhe të shprehin idetë dhe aspiratat e tyre.
3.3.15 Të lehtësojë përpjekjet e personave të Shurdhër për të kontribuar në zhvillimet ekonomike, sociale dhe kulturore të Kosovës.
3.3.16 Të inkurajojë zhvillimin dhe posedimin e teknologjisë së duhur për personat e Shurdhër.
3.3.17 Të ushqejë krenari në mesin e Komunitetin së të Shurdhërve , për gjuhën dhe kulturën e tyre.
3.3.18 Të luaj rolin ndërlidhës me organizatat dhe shoqatat tjera në shërbim të personave të Shurdhër.
3.3.19 Të abonojë apo garantojë para për çfarëdo synimi bëmirës apo qëllimmirë.
3.3.20 Të ngritë fonde përmes abonimeve ose donacioneve apo në çfarëdo mënyre tjetër që shihet si e volitshme për të promovuar dhe çuar qëllimet e SHKSH-së përpara.
3.3.21 Të bëjë shitjen, lëshimin me qira apo përndryshe edhe heqjen nga përdorimi i çfarëdo nga prona ose pasuria, gjë të cilën SHKSH e kosnideron si të përshtatshme për realizimin e synimeve të veta.
3.3.22 Të ndërmerrë dhe të zbatojë çfarëdo trusti i cili sipas ligjit mund të ndërmerret nga SHKSH-ja dhe në qoftë se ai do të jetë i dobishëm për qëllimet e veta.
3.3.23 Të huazojë apo të mbledhë para në lidhje me qëllimet e SHKSH-së në kushte dhe siguri të atillë që ajo e konsideron të duhur.
3.3.24 Të investojë çfarëdo fondi shtesë të SHKSH-së që nuk nevojitet menjëherë për qëllime të veta, investime, siguri apo prona të cilat SHKSH i konsideron të duhura.
3.3.25 Të bëjë të gjitha gjërat tjera të ngjashme, qoftë të rastit apo të tilla që shkojnë në ndihmë të realizimit të qëllimeve të SHKSH-së.
3.3.26 Të blejë, merrë apo të abonohet ose të tregtojë në aksion me një kompani apo të abonohet për aksione me ndonjë kompani subvencionuese.

Neni 4 – Definimet e Statutit të SHKSH-së

4.1 Bordi i Drejtorëve do të thotë bordi i menaxhimit të SHKSH-së.

4.2 Kuvendi i Anëtarëve është organi më i lartë qeverisës i organizatës dhe një takim vjetor për dy delegatët nga shoqata vendore e të Shurdhërve.

4.3 Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor do të thotë zgjedhja e drejtorëve në çdo katër vite.

4.4 Mbledhja e Jashtëzakonshme do të thotë një mbledhje e përgjithshme, përveç asaj e Kuvendit të Anëtarëve.

Neni 5 – Struktura e SHKSH-së

5.1 SHKSH është organizatë jofitimprurëse dhe një organizatë ombrellë joqeveritare.

5.2 SHKSH udhëheqet nga një bord prej shtatë anëtarëve të zgjedhur gjatë mbledhjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

5.3 SHKSH është një organizatë ombrellë që përfaqëson Shoqatën(at) vendore të Shurdhërve dhe anëtarët e bashkësisë së të Shurdhërve të Kosovës.

5.4 SHKSH mund të themelojë apo të udhëheqë çfarëdo programi(esh) për t i ofruar mbështetje Komunitetit të Shurdhërve të Kosovës.

5.5 Punëtorët e stafit të SHKSH-së nuk do të votojnë në asnjë nga mbledhjet e SHKSH-së, të Bordit të saj apo gjatë çfarëdo zgjedhjeje të Bordit, si dhe nuk do të mbajnë funksione si anëtarë të bordit të drejtorëve.

5.6 Të gjitha përfitimet dhe të ardhurat e SHKSH-së do të përdoren për promovimin e qëllimeve të veta dhe jo për të paguar apo shpërndarë paratë te anëtarët e saj.

Neni 6 – Anëtarësimi

6.1 Llojet e anëtarësimeve:

Anëtarësimi në organizatë është i hapur për të gjithë personat, pa marrë parasysh racën, gjininë, orientimin seksual, etninë, besimin fetar, moshën apo aftësinë fizike. Llojet e anëtarëve janë si më poshtë:

a) Anëtar i rëndomtë si individ i punësuar
b) Anëtar i rëndomtë si individ i papunësuar
c) Anëtar individual i Asocuar
d) Anëtar nderi
e) Anëtar i rëndomtë si individ i ri (0 17 vjeç)
f) Anëtar i rëndomtë si i pensionuar
g) Anëtarët nga shoqata vendore e të Shurdhërve

6.2 Definimet e anëtarësimeve:

Antarsimi në organizatë është I hapur për cdo person I cili jeton në atë vend ku zyra e Shoqatës Lokale të Shurdhërve është e vendosur sipas rregullës 1.6. në qoftëse nuk ka Shoqatë Lokale të Shurdhërve në atë pjesë atëherë ai/ajo mund të jetë anëtare e Shoqatës Lokale të Shurdhërve më të afërt në rrethinë. Definicionet e anëtarëve janë si më poshtë:

a) Për të qenë i pranueshëm si Anëtar i rëndomtë si individ i punësuar, një person duhet të jetë i Shurdhër i punësuar.
b) Për të qenë i pranueshëm si Anëtar i rëndomtë si individ i papunësuar, një person duhet të jetë i shurdhër i papunësuar.
c) Për të qenë i pranueshëm si Anëtar Individual I Asocuar, një person i cili dëgjon duhet të mbështesë statutet e SHKSH-së.
d) Duke iu nënshtruar ratifikimit nga Kuvendi i Anëtarëve i radhës, Anëtar i Nderit mund t i akordohet nga Bordi i Drejtorëve cilitdo anëtar, për të cilin bordi konsideron se ka kryer shërbime të rëndësishme dhe të çmuara për SHKSH-në si dhe për Komunitetin e të Shurdhërve të Kosovës. Rekomandimet për anëtarë nderi mund të bëhen nga Bordi i Drejtorëve apo nga cilido anëtar, qoftë edhe nga një shoqatë vendore e të shurdhërve.
e) Për të qenë i pranueshëm si Anëtar i ri, një person duhet të jetë i shurdhër dhe i moshës prej 0 deri 17 vjeçare.
f) Për të qenë i pranueshëm si Anëtar i pensionuar, një person duhet të jetë i shurdhër dhe në të njëjtën kohë të merr pension.
g) Për të qenë i pranueshëm si Anëtar nga shoqata vendore e të Shurdhërve duhet të operojë në grupin e bazuar në konsumatorë, në qytetin e vet dhe të përfaqësojë personat e Shurdhër në atë qytet i cili ka një grup pre 10 anëtarëve që paguajnë anëtarsinë.

Cdo anëtarë I cili jeton në atë rrethinë dhe nuk dëshiron që të jetë anëtar I Shoqatës Lokale të Shurdhërve të tij/saj pastaj ai/ajo mund të jetë anëtare e Shoqatës tjetër Lokale të Shurdhërve në ndonjë rreth tjetër. Ai/ajo duhet të bëjë kërkesë të shkruar Bordit të Shoqatës Lokale të Shurdhërve në rrethinë për miratimin e kërkesës së tij/saj për të qenë anëtare e Shoqatës tjetër Lokale të Shurdhërve.

Vendimi i Bordit të Drejtorëve mbi pranueshmërinë e aplikantëve për anëtarësim do të jetë përfundimtar dhe vendimtar.

6.3 Kërkesa për anëtarësim

Kërkesa për anëtarësimt:

a) Duhet të bëhet me shkrim sipas formës së përshkruar kohë pas kohe nga bordi i drejtorëve; dhe:
b) Duhet të dorëzohet te Sekretari.

Sekretari duhet të fusë emrin e anëtarit në regjistrin e anëtarësimit dhe kështu ai/ajo bëhet anëtar.

6.4 Ndërprerja e anëtarësimit

Anëtarësimi ndërpritet nëse anëtari:

a) vdes;
b) jep dorëheqje;
c) përjashtohet nga SHKSH;
d) nuk i paguan kuotat vjetore të anëtarësimit.

6.5 Elementet e anëtarësimit

Çfarëdo e drejte, privilegji apo obligimi i anëtarit:

a) nuk mund t i kalohet apo jepet një personi apo organizate tjetër; dhe
b) përfundon me rastin e ndërprerjes së anëtarësimit nga ana e anëtarit.

6.6 Regjistri i anëtarëve

Sekretari duhet ta krijojë dhe mbajë një regjistër të anëtarëve të gjitha llojeve me emrin dhe adresën e secilit anëtar; llojin e anëtarësimit dhe datën kur ai/ajo është bërë anëtar.

Regjistri i anëtarëve duhet të mbahet në zyrën qendrore të SHKSH-së.

6.7 Kuotat e anëtarësimit

Abonimet vjetore do të paguhen si më poshtë:

a) Anëtar i rëndomtë si individ i punësuar 12.00
b) Anëtar i rëndomtë si individ i papunësuar 6.00
c) Anëtar si individual i Asocuar 12.00
d) Anëtar nderi 0.00
e) Anëtar i rëndomt Individ i ri (0 17 vjeç) 3.00
f) Anëtar i rëndomtë – pensioner 6.00
g) Anëtar nga shoqata vendore e të Shurdhërve 0.00

Të gjitha kuotat e anëtarësimit do të paguhen drejtëpërdrejt në shoqatën vendore të Shurdhërve.

Bordi i Drejtorëve, kohë pas kohe, mund të rrisë apo zvogëlojë abonimet vjetore. Një vendim i tillë duhet të parashtrohet në Kuvendin e ardhshëm të Anëtarëve për miratim.

Pagesat duhet të kryhen:

(a) para 31 Dhjetorit të çdo viti kalendarik, ose;
(b) (nëse anëtarësimi fillon më ose pas 1 Janarit të vitit kalendarik) menjëherë pas pranimit së anëtar, në vitin kalendarik gjatë të cilit ai/ajo bëhet anëtar/e.

Në asnjë rrethanë kuotat e anëtarësimit nuk do të kompenzohen.

Abonimet vjetore për secilin lloj të anëtarësimit ashtu si përshkruhet në 6.7 do të paguhen drejtëpërdrejt në shoqatën vendore të Shurdhërve. Nga paratë e mbledhura, shoqata vendore e të Shurdhërve do të ndajë nga një proporcion prej çdo abonimi për SHKSH-në së bashku me listën e emrave dhe adresave të anëtarëve.

Vendimi i Bordit të Drejtorëve në lidhje me proporcionin e ndarë të abonimit, duhet të paraqitet për miratim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Anëtarëve, deri sa vendimi të pezullohet deri në miratim. Secila shoqatë vendore e të Shurdhërve do të ketë të drejtën të mbajë shumën e mbetur të pagesës së secilit abonim për qëllime të veta. Të gjitha abonimet tjera vjetore duhet të paguhen drejtëpërdrejt në shoqatën vendore të Shurdhërve.

SHKSH është përgjegjëse për sigurimin e librezave vjetore të anëtarësisë drejtëpërdrejt për çdo shoqatë vendore të Shurdhërve, të cilat pastaj ua shpërndajnë anëtarëve të tyre.

6.8 Detyrimet e anëtarëve

Përgjegjësitë e anëtarëve për të kontribuar në pagesën e borxheve dhe për detyrimet e SHKSH- së apo llogarive, detyrimeve apo shpenzimeve të punës së SHKSH-së, janë të kufizuara deri në shumën e ndonjë prej kuotave të papaguara të anëtarësimit, siç ceket në pikën 6.7.

6.9 Disiplina e anëtarëve

6.9.1 Kur Bordi i Drejtorëve është i mendimit se një anëtar:

a) Ka neglizhuar apo ka refuzuar vazhdimisht t i përmbahet njërës nga këto rregulla;ose
b) Me paramendim, ka vepruar në dëm të interesave të SHKSH-së,

Bordi i Drejtorëve, me rezolutë, mund të kërkojë nga anëtari të dëshmojë pse Bordi i Drejtorëve nuk duhet ta:

a) përjashtojë anëtarin nga SHKSH;
b) pezullojë anëtarin nga SHKSH për një periudhë të caktuar; apo
c) gjobisë anëtarin.

Rezoluta duhet të veçojë arsyet mbi të cilat është bazuar.

6.9.2 Kur Bordi i Drejtorëve paraqet një rezolutë në bazë të alinesë (6.9.1), sekretari duhet brenda një kohe të shkurtër ta bëjë njoftimin me shkrim dhe t ia dorëzojë anëtarit:

a) natyrën e rezolutës;
b) ku thuhet se anëtari ka mundësi t i adresohet Bordit të Drejtorëve në mbledhjen qëdo të mbahet jo përpara 14 ditëve dhe jo më vonë se 28 ditë pas lëshimit të njoftimit;
c) duke cekur datën, vendin dhe kohën e mbajtjes së mbledhjes; dhe
d) duke e informuar anëtarin se ai/ajo mund:

(i) të jetë i/e pranishëm/e në mbledhje dhe mund të flasë; dhe/ose
(ii) t ia dorëzojë Bordit gjatë ose para atij takimi një përfaqësim të shkruar, nëlidhje me rezolutën.

6.9.3 Gjatë mbledhjes së Bordit të Drejtorëve që mbahet sipas alinesë (6.9.2), Bordi do të:

a) paraqesë para anëtarit mundësi të arsyeshme për të bërë përfaqësim personal;
b) japë konsideratë të nevojshme për përfaqësimet e dorëzuara nga anëtari në Bordin eDrejtorëve; dhe
c) me rezolutë ta përjashtojë, pezullojë apo gjobisë anëtarin, ose do të vendosë të mosmerr asnjë masë.

6.9.4 Kur Bordi i Drejtorëve miraton një rezolutë në bazë të alinesë (6.9.3), sekretari duhet, brenda shtatë ditëve vijuese të informojë anëtarin me shkrim, dhe mbi të drejtën e saj/tij për ankesë sipas pikës 6.10.

6.9.5 Një rezolutë e miratuar në bazë të alinesë (6.10.3) nuk do të hyjë në fuqi:a) deri sa të skadojë periudha brenda së cilës anëtari mund të ankohet kundër rezolutës në bazë të këtyre rregullave; apob) (nëse anëtari ligjërisht parashtron ankesë) deri sa SHKSH të miratojë rezolutën sipas pikës 6.10.

6.10 E drejta për ankesë e anëtarit të disiplinuar

6.10.1 Një anëtar mund të ankohet në një mbledhje të përgjithshme kundër rezolutës të miratuar sipas alinesë (6.9.3) duke dorëzuar te sekretari një ankesë brenda shtatë ditëve pasi t i jetë lëshuar anëtarit njoftimi për rezolutën.

6.10.2 Pasi të jetë pranuar ankesa nga anëtari në bazë të alinesë (6.10.1), Bordi i Drejtorëve duhet të mbledhë një takim special të përgjithshëm brenda 30 ditëve prej datës kur sekretari ka pranuar njoftimin nga anëtari.

6.10.3 Gjatë takimit special të anëtarëve të mbledhur në bazë të alinesë (6.10.2):

a) nuk duhet të shqyrtohet asnjë çështje tjetër përveç ankesës;
b) Bordit të Drejtorëve dhe anëtarit duhet t u jepen mundësi të arsyeshme për tëdeklaruar rastet e tyre përkatëse qoftë me shkrim apo me gojë;
c) anëtarët e pranishëm duhet që përmes një rezolute të veçantë të vendosin nëserezoluta për përjashtimin, pezullimin apo gjobitjen e anëtarit duhet të miratohet apo revokohet; dhe
d) votimi në kuadër të alinesë (c) do të jetë me balotazh të fshehtë.

Neni 7 – Kuvendi i Anëtarëve

7.1 Kuvendi i Anëtarëve (i përgjithshëm) është organi më i lartë qeverisës i organizatës. Ai duhet të përbëhet nga të gjitha shoqatat vendore të Shurdhërve.

7.2 Kuvendi i Anëtarëve duhet ta ketë përgjegjësinë kryesore për politikat dhe çështjet financiare të organizatës.

7.3 SHKSH do ta thërret Kuvendin e Anëtarëve se paku një herë në vit, jo më vonë se gjashtë muaj pas përfundimit të vitit kalendarik, mundësisht gjatë muajit Prill.

7.4 Kuvendi i Anëtarëve poashtu duhet të posedojë kompetencat si në vijim:

a) Të miratojë minutat e Kuvendit të fundit të Anëtarëve apo Mbledhjes së Jashtëzakonshme të mbajtur që nga ai takim.
b) Të pranojë nga Bordi i Drejtorëve raportet mbi veprimtaritë dhe pasqyrat financiare të SHKSH-së për vitin paraprak.
c) Të pranojë raportet nga ndonjë nënkomision i ngritur nga Bordi i Drejtorëve.
d) Të paraqesë ndonjë çështje relevante para anëtarëve nga Bordi i Drejtorëve.
e) T ua paraqesë anëtarëve ndonjë çështje relevante ku kërkohet që ajo çështje të dorëzohet me shkrim te sekretari jo më shumë se 14 ditë para datës së Kuvendit të Anëtarëve.

7.5 Kuvendi i Anëtarëve mund të delegojë ndonjë prej përgjegjësive të tij në Bordin e Drejtorëve ose ndonjë organ tjetër ose edhe nëpunës të organizatës, me vendimin e shumicës së anëtarëve të tij.

7.6 Një prani minimale e 51% e delegatëve nga shoqatat vendore të Shurdhërve nevojitet për mbledhjet e Kuvendit të Anëtarëve për të zhvilluar çështjen. Nëse minimumi ( kvorumi ) nuk arrihet, mbledhja do të shtyhet për një datë të caktuar dhe anëtarët do të njoftohen përsëri.

7.7 Kuvendi i Anëtarëve mund të mbajë edhe Takime të Jashtëzakonshme të Përgjithshme saherë që kjo kërkohet nga 51% e delegatëve nga shoqatat vendore të Shurdhërve ose nga Bordi i Drejtorëve. Një kërkesë e tillë duhet të dërgohet te sekretari, i cili do t i njoftojë të gjithë anëtarët, në pajtim me procedurën e përshkruar në paragrafin 7.8 këtu më poshtë.

7.8 Njoftimi me shkrim i Kuvendit të Anëtarëve, dhe/ose Takimit të Përgjithshëm të Jashtëzakonshëm, duke cekur datën vendin e takimit, së bashku me rendin e ditës, duhet të shpërndahet te të gjithë anëtarët së paku 21 ditë para se të mbahet takimi.

Neni 8 – Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor

8.1 Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor paraqet organin qeverisës të anëtarëve të paguar të Shoqatave vendore të Shurdhërve.

8.2 Në Mbledhjen e parë të Kuvendit Zgjedhor të Anëtarëve pas adoptimit të Statutit, SHKSH në emër të qytetit duhet të mbledhë Mbledhjen e parë të Kuvendit Zgjedhor të Anëtarëve I cili do të mbahet në katër muajt e parë të vitit 2007.

8.3 Pas Mbledhjes së parë të Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor, SHKSH duhet ta thërretë një Kuvend të Përgjithshëm Zgjedhor së paku çdo katër vite dhe jo më vonë se gjashtë muaj pas përfundimit të vitit kalendarik, gjatë vitit tek ku mundësisht të mbahet në muajin Prill.

8.4 Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor duhet të ketë edhe këto kompetenca:

a) Të miratojë minuatat e Kuvendit të fundit të Përgjithshëm Zgjedhor
b) Të zgjedhë anëtarët e Bordit të Drejtorëve

8.5 Njoftimi me shkrim për Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor, me datën dhe vendin e takimit, së bashku me rendin e ditës së takimit, duhet t u shpërndahet të gjithë anëtarëve së paku 21 ditë para ditës kur mbahet mbledhja.

8.6 Një prani minimale e 51% të anëtarëve që votojnë nevojitet për mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor për të shqyrtuar çështjen. Nëse ky minimum ( kvorumi ) nuk arrihet, mbledhja do të shtyhet për një datë të caktuar më vonë dhe të gjithë anëtarëve do t u dërgohet nga një njoftim i ri.

Neni 9 – Votimi në Kuvendin e Anëtarëve, Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor, dhe/ose gjatë Mbledhjeve të Jashtëzakonshme

9.1 Një anëtar i rëndomtë si individ i punësuar apo jo do të ketë vetëm një votë për çfarëdo çështje gjatë vendimit të Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor.

9.2 Një anëtar Nderi, i cili është edhe person i Shurdhër, do të ketë një votë për çfarëdo çështje gjatë vendimit në Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor të mbajtur.

9.3 Anëtarët e rëndomtë të pensionuar, do të kenë vetëm një votë për çfarëdo çështje gjatë vendimit në takimet e Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor.

9.4 Anëtari I rëndomtë I Asociuar si dhe anëtari I rëndomt I ri nuk do të ketë të drejtë vote për çfarëdo çështje gjatë vendimit në asnjë mbledhje(t) të Kuvendin e Përgjithshëm Vjetor.

9.5 Secila shoqatë vendore e të Shurdhërve e cila është bërë anëtare e SHKSH-së do të ketë të drejtën të emërojë nga dy delegatë për mbledhjen(t) e Kuvendit të Anëtarëve dhe/ose gjatë Mbledhjeve të Jashtëzakonshme. Secili nga delegatët kanë nga një votë e cila mund të hedhet vetëm në emër të anëtarit të cilin delegati e përfaqëson.

9.6 Personat apo anëtarët tjerë që nuk përmenden në këtë pikë nuk kanë të drejtë vote.

9.7 Në rast të votave të barabarta për ndonjë rezolutë të zakonshme gjatë mbledhjeve të përgjithshme, qoftë me balotazh apo me ngritjen e dorës, kryesuesi i mbledhjes mund ta hedhë një votë.

9.8 Asnjë anëtar nuk ka të drejtë vote gjatë Kuvendit(ve) të Përgjithshme, përveç nëse të gjitha paratë janë paguar nga anëtari në SHKSH.

9.9 Në të gjitha Kuvendet e Përgjithshme, vendimet do të merren nga shumica e anëtarëve të pranishëm.

9.10 Në rast të interesit personal apo ekonomik, cilido anëtar në mbledhjet e përgjithshme duhet të abstenojë nga votimi për çfarëdo çështje.

Neni 10 – Bordi i Drejtorëve

10.1 Gjatë Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor për Bordin e Drejtorëve do të zgjedhen nga radhët e nëpunësve të rëndomtë apo individëve të papunësuar, anëtarët e pensionuar. Bordi i drejtorëve do të përbëhet nga:

* 1 Kryetar
* 1 Nënkryetar
* 1 Sekretar
* 1 Arkëtar dhe
* 3 Anëtarë të bordit

Bordi i Drejtorëve duhet të ketë së paku dy anëtarë të zgjedhur femra.

Bordi i Drejtorëve duhet ta ketë së paku një anëtar të zgjedhur që përfaqëson komunitetin Serb të Shurdhërve të Kosovës si banor i Kosovës.

Bordi i Drejtorëve nuk duhet të ketë më shumë se shtatë anëtarë.

10.2 Gjatë Kuvendit të parë të Përgjithshëm Zgjedhor, pas miratimit të këtij statuti, të gjithë anëtarët e Bordit duhet të shkarkohen dhe në Kuvendin e ardhshëm të Përgjithshëm Zgjedhor, anëtarët e shkarkuar do ta kenë të drejtën për rizgjedhje. Çdo drejtor ka të drejtë të garojë deri në dy mandate katërvjeçare dhe të mbesë në funksion deri në vdekje apo dorëheqje.

10.3 Përveç kompetencave tjera të dhëna me këtë statut, Bordi i Drejtorëve do të jetë përgjegjës edhe kontrollimin dhe menaxhimin e çështjeve dhe pronës së organizatës. Bordi i Drejtorëve do të veprojë gjithmonë në përputhje me qëllimet e organizatës.

10.4 Përveç kompetencave tjera të dhëna në bazë të këtij statuti, Bordi i Drejtorëve do të ketë edhe këto kompetenca:

* Administrimin e qëllimeve të organizatës në përputhje me statutet dhe vendimet e miratuara nga Kuvendi i Anëtarëve dhe Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor;
* Punësimin e kuadrit të nevojshëm për organizatën, vendimin për detyrat e tyre dhe marrëveshjen për pagat e tyre;
* Krijimin e nënkomisioneve, emërimin e anëtarëve të tyre, caktimi i detyrave të tyre dhe mbikëqyrjen e implementimit të tyre;
* Kujdesja ndaj pasurive dhe pronës së organizatës, vijimin e kontabilitetit dhe bilancit të kontabilitetit si dhe marrjen e raportit të auditimit;
* Përcjelljen dhe udhërrëfimin e shoqatave vendore të Shurdhërve dhe punës së tyre si dhe të stafit të organizatës;
* Përgjegjës për publikimin e veprimtarive të organizatës;
* Ofrimin e informatave të nevojshme për publikun dhe autoritetet, në lidhje me çështjet e personave ë Shurdhër dhe të organizatës;
* kujdesin dhe këshillimin e personave tjerë të Shurdhër dhe
* Menaxhimin e çështjeve tjera të zakonshme.

10.5 Bordi i Drejtorëve mund të vendosë t ia referojë çfarëdo çështje Kuvendit të Anëtarëve, Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor apo Mbledhjes së Jashtëzakonshme për të vendosur.

10.6 Asnjë shpërblim apo kompenzim nuk do t u paguhet Drejtorëve pa miratimin e Kuvendit të Anëtarëve dhe shpërblimi apo kompenzimi të konsiderohen të arsyeshëm për punën e bërë në organizatë.

10.7 Në rast të intereseve personale apo ekonomike, cilido anëtar i Bordit të Drejtorëve duhet të abstenojë nga votimi për çfarëdo çështje.

Neni 11 – Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor i Bordit të Drejtorëve

11.1 Sekretari duhet ta përgatisë dhe dërgojë njoftimin te secili anëtar i rëndomtë, si individ i punësuar, i papunësuar apo i pensionuar, jo më vonë se 35 ditë para datës së mbajtjes së Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor për emërimin dhe zgjedhjen e Bordit të Drejtorëve.

11.2 Emërimet duhet të dorëzohen me shkrim te sekretari dhe të nënshkruhen nga i emëruari, propozuesi apo atribuesi, të gjithë këta që duhet të jenë anëtarë të rëndomtë të punësuar financiarë apo anëtarët të rëndomtë të papunësuar apo të pensionuar të SHKSH-së.

11.3 Emërimet duhet të dorëzohen te sekretari jo më shumë se 14 ditë para datës së Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor.

11.4 Në ato raste kur nuk ka numër të mjaftueshëm të kandidatëve të emëruar, ata të cilët janë emëruar në bazë të rregullave, duhet të shpallen si të zgjedhur që me rastin e mbylljes së Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor, gjë që e plotëson çfarëdo vendi të lirë.

11.5 Nëse arrijnë më shumë emërime se sa është paraparë sipas vendeve të lira për kandidatë, duhet të mbahen zgjedhjet me balotazh votimi në Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor.

a) Dy Zyrtarë Raportues duhet të zgjedhen nga Bordi i Drejtorëve për të bërë numërimin e votave në balotazh.
b) Zyrtarët Raportues duhet t i udhëheqin zgjedhjet dhe t u sigurojnë nga një fletëvotim anëtarëve të punësuar, të papunësuar dhe atyre të pensionuar të cilët janë të pranishëm në Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor.
c) Një listë me anëtarët e emëruar për Bord të Drejtorëve duhet t u paraqitet anëtarëve të punësuar, të papunësuar dhe atyre të pensionuar, të cilët duhet t iu përmbahen udhëzimeve të njoftuara nga Zyrtarët Raportues.
d) Për tu zgjedhur në pozitat e Bordit, duhet të përdoret sistemi i votimit preferencial.
e) Numri i fletëvotimeve varet nga e drejta për votim të secilit anëtar të punësuar, të papunësuar dhe të pensionuar (shih Nenin 9.)
f) Pas balotazhit, rezultatet e zgjedhjeve komunikohen nga Zyrtarët Raportues gjatë Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor.
g) Nëse gjatë numërimit të votave në zgjedhje, është e nevojshme të vendoset midis dy apo më shumë kandidatëve të cilët kanë fituar numër të njëjtë votash, për këtë çështje përcaktohet nga Zyrtarët Raportues.

Neni 12 – Detyrat e Bordit të Drejtorëve

12.1 Roli i kryetarit

Kryetari do të jetë kryesuesi i çdo takimi të Bordit, Kuvendit të Anëtarëve, Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor apo Mbledhjeve të Jashtëzakonshme.

Nëse kryetari mungon në një mbledhje, në Kuvendin e Anëtarëve, Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor ose Mbledhjet e Jashtëzakonshme, Nënkryetari duhet të caktohet si udhëheqës i mbledhjes.

12.2 Roli i sekretarit

Sekretari do të mbajë protokollin e duhur të:

a) të gjitha detyrave të anëtarëve dhe të Bordit;
b) emrave të anëtarëve të pranishëm gjatë takimeve, Kuvendit të Anëtarëve, Kuvendeve të Përgjithshme Zgjedhore dhe Mbledhjeve të Jashtëzakonshme; dhe
c) të gjitha shqyrtimeve në takimet e Bordit, Kuvendit të Anëtarëve, Kuvendeve të Përgjithshme Zgjedhore dhe Mbledhjeve të Jashtëzakonshme.

Minutat e marra gjatë të gjitha takimeve të Bordit, Kuvendit të Anëtarëve, Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor dhe Mbledhjeve të Jashtëzakonshme duhet të nënshkruhen nga kryesuesi i takimit apo kryesuesi i takimit të ardhshëm.

12.3 Roli i arkëtarit

Arkëtari do të mbajë protokollin e duhur të:

a) mbledhjes së gjitha parave që i janë paguar SHKSH-së dhe kryerjes së të gjitha pagesave nga SHKSH-ja;
b) Krijimit të librave dhe llogarive adekuate dhe mirëmbajtjes dhe protokollimit të gjitha çështjeve financiare të SHKSH-së duke përfshirë të gjitha faturat dhe shpenzimet që kanë të bëjnë me veprimtaritë.

12.4 Roli i anëtarëve të bordit

Anëtari i Bordit duhet të:

a) punojë me besnikëri për SHKSH-në dhe anëtarët e saj;
b) kryej detyrën me kujdes dhe me zell;
c) delegojë detyrat e caktuara nga Bordi i Drejtorëve.

12.5 Vendet e rastësishme të punës

Një vend i lirë pune i rastësishëm në anëtarësinë e Bordit hapet nëse një anëtar i Bordit:

a) vdes;
b) ndërpret anëtarësimin;
c) jepë dorëheqje duke e njoftuar me shkrim sekretarin;
d) largohet nga zyra në bazë të nenit 12.6;
e) sëmuret mendërisht ose një person pozita e të cilit kërkon përgjegjësi t i shtrohet ligjit në lidhje me shëndetin mendor; ose
f) ka munguar më nga tre apo më shumë Mbledhje të Bordit rradhazi pa lajmëruar Sekretarinë.

12.6 Shkarkimi i ndonjë anëtari të bordit

12.6.1 Në mbledhjen e Përgjithshme, SHKSH mund ta shkarkojë ndonjë anëtar të Bordit me rezolutë para skadimit të mandatit të anëtarit dhe poashtu me rezolutë mund ta emërojë një person tjetër për ta zëvendësuar deri në fund të mandatit të anëtarit të shkarkuar.

12.6.2 Nëse propozohet në rezolutë për shkarkimin e ndonjë anëtari të Bordit në bazë të alinesë (12.6.1) dhe futet në rendin e ditës për një mbledhje të përgjithshme, dhe anëtari relevant i Bordit parashtron një përfaqësim me shkrim të një gjatësie të konsiderueshme te sekretari apo kryetari dhe kërkon që këto përfaqësime të dërgohen te anëtarët, sekretari apo kryetari ose duhet t ua dërgojë nga një kopje të atij përfaqësimi çdo anëtari ose të bëjë që ai përfaqësim të lexohet gjatë ndonjë mbledhjeje të përgjithshme ku merret parasysh rezoluta.

12.6.3 Deri në rezultatin e votimit të një rezolute për shkarkimin e një anëtari të Bordit, ai nuk do të ketë të drejtë të ndjekë takimet e Bordit ose të ushtrojë ndonjë funksion si anëtar i Bordit.

Neni 13 – Mbledhjet dhe juria

13.1 Bordi i Drejtorëve do të takohet së paku çdo tre muaj për secilin vit, në kohë dhe vend të cilin ata e caktojnë. Takimet shtesë të Bordit mund të thirren nga kryetari apo nga katër prej anëtarëve të Bordit të Drejtorëve.

13.2 Sekretari duhet t u sigurojë çdo anëtari të Bordit nga një njoftim me shkrim për mbledhjet e Bordit, së paku katërmbëdhjetë ditë para kohës së caktuar për takim. (përveç nëse Bordi udhëzon ndryshe). Njoftimi për mbledhjen e Bordit duhet të specifikojë natyrën e çështjes e cila do të shqyrtohet në mbledhje.

13.3 Pesë anëtarë të Bordit të Drejtorëve të pranishëm do të përbëjnë kvorumin gjatë secilës mbledhje të Bordit. Nga Bordi nuk do të shqyrtohet asnjë çështje nëse nuk është kvorumi i pranishëm dhe nëse gjatë gjysmë ore të kohës së caktuar për mbledhje kvorumi nuk është i pranishëme, mbledhja do të shtyhet për një kohë dhe vend të caktuar nga anëtarët e pranishëm.

13.4 Nëse gjatë mbledhjes së shtyrë, kvorumi nuk është i pranishëm brenda gjysmë ore të kohës së caktuar për mbledhje, mbledhja do të shpërndahet.

Neni 14 – Delegimi nëpër nënkomisione

14.1 Përmes një njoftimi me shkrim, Bordi i Drejtorëve mund të delegojë për një apo më shumë nënkomisione (të përbërë nga anëtarë të tillë siç i parasheh Bordi i Drejtorëve) ushtrimin e një funksioni të tillë të Bordit siç është cekur në njoftimin e delegimit, përveç:

a) kësaj kompetence të delegimit;
b) një funksion i cili i është ngarkuar Bordit të Drejtorëve; dhe
c) shpenzimin e ndonjë fondi pa pëlqimin paraprak të Bordit të Drejtorëve.

14.2 Një funksion i cili i është deleguar një nënkomisioni në bazë të kësaj rregulle nuk mund të ushtrohet nga një nënkomision nëse nuk është në pajtim me njoftimin e delegimit.

14.3 Një delegim në bazë të kësaj rregulle do t u nënshtrohet kushteve dhe kufizimeve të atilla siç janë të cekura në njoftimin e delegimit.

14.4 Pavarësisht prej ndonjë prej delegimeve në bazë të kësaj rregulle, Bordi i Drejtorëve mund të ushtrojë çfarëdo funksioni të deleguar.

14.5 Çfarëdo veprimi i bërë nga nga një nënkomision në mënyrë adekuate dhe në bazë të kësaj rregulle, do të jetë i plotfuqishëm sikur të ishte i Bordit të Drejtorëve.

14.6 Bordi i Drejtorëve mund të revokojë plotësisht apo pjesërisht çfarëdo delegimi në bazë të kësaj rregulle, përmes njoftimit me shkrim.

14.7 Një nënkomision do të takohet për një mbledhje apo ta shtyjë sipas nevojës.

14.8 Kryetari do të jetë anëtar i të gjitha nënkomisioneve, për shkak të detyrës.

Neni 15 – Votimi dhe dekretet e Bordit të Drejtorëve dhe/ose të nënkomisioneve

15.1 Çështjet e ngritura gjatë takimeve të Bordit të Drejtorëve apo nënkomisioneve do të përcaktohen nga shumica e anëtarëve të Bordit ose nënkomisionit, të cilët janë të pranishëm në mbledhje.

15.2 Secili person që është i pranishëm siç duhet në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve ose të ndonjë nënkomisioni ka të drejtë të një vote, por në rast se numri i votave është i barabartë, kryesuesi do të hedhë një votë.

Neni 16 – Zyrtarët dhe nëpunësit

16.1 Në rast nevoje, Bordi i Drejtorëve do të emërojë Zyrtarë ose të pranojë persona që të marrin përsipër kryerjen e detyrave ditore të organizatës. Kohëzgjatja e punësimit të tyre duhet të caktohet nga Bordi i Drejtorëve, i cili duhet të informojë Kuvendin e Anëtarëve për emërime të tilla.

16.2 Zyrtarët duhet të punësohen përmes kontratës së shkruar e cila detalizon të gjitha të ardhurat dhe të mirat e tjera që duhet t i paguhen Zyrtarit. Të gjitha pagesat duhet të jenë të arsyeshme dhe duhet të paguhen vetëm për punën e kryer për organizatën.

Neni 17 – Shpërndarja e organizatës

17.1 Organizata mund të shpërbëhet me vendimin e shumicës së anëtarëve të Kuvendit të Anëtarëve.

17.2 Kur të vendosë për shpërbërjen e organizatës, Kuvendi i Anëtarëve do të tregojë emrin e shoqatës ose fondacionit që do të merrë pasurinë e mbetur pasi të jetë liruar nga detyrimet e organizatës. Shoqata(t) ose fondacioni(et) e zgjedhura duhet të kenë qëllime të njëjta ose të ngjashme sikurse organizata.

Neni 18 – Amendamentet e statutit

18.1 Statuti aktual mund të ndryshohet me vendimin e dy të tretave të shumicës së Kuvendit të Anëtarëve ose të Mbledhjes së Jashtëzakonshme.

Neni 19 – Viti i kontabilitetit

19.1 Viti kontabilar duhet të koincidojë me vitin kalendarik.

 

Ky statut është miratuar në Prishtinë

Më 8 Korrik 2006

Nga ana e themeluesëve / anëtarëve të organizatës:

Zt. Ramadan Gashi,
Sekretar, Shoqata e të Shurdhërve në Prishtinë (Numri I Regjistrimit të UNMIK-ut si OJQ – 5101249-6)

Zt. Orhan Bejta,
Kryetar, Shoqata e të Shurdhërve Gjilan (Numri I Regjistrimit të UNMIK-ut si OJQ 5100184-2)

Zt. Florim Kuqi,
Kryetar, Shoqata e të Shurdhërve në Suharekë (Numri I Regjistrimit të UNMIK-ut si OJQ 5101356-5)

 

Translate »