Qëllimet dhe Objektivat

Qëllimet

Qëllimi i organizatës është të punojë si organizatë qendrore për shoqatat vendore të Shurdhërve, të shërbejë si organizatë advokimi për personat e Shurdhër të cilët përdorin gjuhën e shenjave, të krijojë dhe organizojë shërbime për personat e Shurdhër, të ndihmojë personat e Shurdhër për të bashkëpunuar në mënyrë që ata të kenë kushte të barabarta jetese si qytetarët tjerë dhe të luftojë për të avancuar bashkëpunimin me organizatat tjera në Kosovë dhe jashtë saj, të cilat kanë objektiva të njëjta si organizata.

Objektivat

Sa herë që paraqitet nevoja, SHKSH do të përdorë masa të veçanta ligjore apo administrative për siguruar që personat e Shurdhër të Kosovës kanë të drejtën për të ruajtur gjuhën e tyre të shenjave, organizatat si dhe veprimtaritë e tyre kulturore dhe aktiviteteve tjera.

           

Translate »