Historia

Historiku

Shoqata Kosovare e të Shurdhërve është themeluar në vitin 1949 dhe në atë kohë kishte shtatë klube, në shtatë qendrat e Kosovës. Të gjitha klubet kanë qenë të udhëhequr nga njerëz që dëgjojnë. Pas përfundimit të luftës në Kosovë komuniteti I të shurdhërve u kthye prapë në shtatë klube por e kishin shumë të vështirë të menaxhonin me klubet e tyre për shkak se klubet gjithmonë ishin udhëhequr nga personat që dëgjojnë. Në atë kohë nuk kishte kontakte bashkëpunuese në mes të klubeve rreth aktiviteteve të tyre.

Me kërkesë të komunitetit të shurdhër në vitin 2000 është bërë një hulumtim rreth situatës së komunitetit të shurdhër në Kosovë nga ana e Shoqatës FInlandeze të Shurdhërve dhe në fillim të vitit 2001 është organizuar një seminar me përfaqësues komuniteti i të shurdhërve për të diskutuar të dhënat e hulumtimit. Në bazë të këtij hulumtimi, përfaqësuesit e shurdhër identifikuan tre objektivat kryesore;

  1. Trajnimi organizacional për të ngritur kapacitetet e komunitetit të shurdhër nëklubet e tyre lokale
  2. Trajnime për interpret të gjuhës së shenjave për të përmbushur nevojat e komunitetit të shurdhër për qasje në informacione
  3. Nevoja për hulumtimin e gjuhës së shenjave me qëllim të dokumentimit të gjuhës së shenjave dhe prodhimit të materialeve trajnuese në gjuhën e shenjave

Në vitin 2002, grupi punues ka përgatitur projekt propozimin dhe ka aplikuar në Shoqatën Finlandeze të Shurdhërve. Në vitin 2003 Shoqata FInlandeze e të Shurdhërve ka filluar përkrahjen e komunitetit të shurdhërve në Kosovë dhe që nga viti 2004 ka filluar puna me rekrutimin e stafit. Grupi punues u shëndrrua në Komitetin Drejtues të Projekit I përbërë nga përfaqësues nga klubet lokale të shurdhërve me qëllim implementimin e projektit. Fokusi I Komitetit Drejtues ka qenë zhvillimi I statuteve të standardizuar për shoqatat lokale dhe statutin për shoqatën nacionale. Pas themelimit të shoqatave lokale në vitin 2007 është themeluar shoqata nacionale (Shoqata Kosovare e të Shurdhërve). Dhe për herë të parë në historinë e komunitetit të shurdhërve anëtarët kanë zgjedhur trupin e tyre përfaqësues, bordin e Shoqatës Kosovare të Shurdhërve.

Tani, Shoqata Kosovare e të Shurdhërve vazhdon të ketë përkrahje nga Shoqata Finlandeze e të Shurdhërve në fushën e:

  • Avokimit
  • Trajnimet për ngritjen e kapaciteteve të komunitetit të shurdhër
  • Trajnimet për interpretët e gjuhës së shenjave
  • Hulumtimin e gjuhës së shenjave
  • Arsimimit të shurdhërve

Falë përkrahjes së Shoqatës Finlandeze të Shurdhërve, sot 12 shoqatat lokale dhe shoqata nacionale udhëhiqet nfa vetë personat e shurdhër.

Translate »