Përshendetje të gjithve, me lejoni të ju tregojë disa nga aktivitetet më të rëndësishme për gjatë vitit 2019 nga Shoqata Kosovare e të Shurdhërve ato janë:

  • Mbledhja e Kuvendit të Anëtarve ( në këtë mbledhje pjesëmarrës ishin përfaqësues të Shoqatave Lokale ku prezantohen aktivitetet dhe nevojat tjera nga Shoqatat lokale)
  • Kuvendi i katërt Zgjedhor ( në këtë Kuvend janë zgjedhur anëtaret e ri të bordit të SHKSH-së)
  • Pjesëmarrja në konferencën e Federatës Botërore të Shurdhërve dhe të Shoqatës botërore të Interpretve të Gjuhës së Shenjave ku edhe SHKSH bëhet anëtare me të drejta të plota të FBSH-së.
  • Punësimi i tre anëtarve të rinjë të Stafit të SHKSH-së
  • Organizimi i Javës Ndërkombëtare të Shurdhërve si dhe festimin e 70 vjetorit të themelimit të SHKSH-së
  • SHKSH sëbashku me organizatat tjera të aftësis së kufizuar kanë punuar në ligjin gjithëpërfshirës ku tani ky ligj është gati (Draft)
  • Trajnime për shoqata lokale të shurdhërve nga Trajnimet për Menaxhimin Organizacional ku në kuadër të këtyre trajnimeve kishte edhe ligjerata nga zyrtar policer të Kosovës në të gjitha shoqatat lokale poashtu trajnime për aftesimin profesional dhe punësimin si dhe informacione lidhur me shërbimet e Interpretve
  • Trajnime dhe mbledhje për gratë dhe vajzat në Shoqatat lokale ku janë trajnuar dhe informuar me tema të ndryshme si dhe pjesëmarrja e grave është duke u rritur vazhdimisht.
  • Përfundimi i Trajnimeve për Trajner (3 vjet) ku pjesëmarrës ishin 10 persona si dhe u certifikuan.
  • Bashkëpunimi me projektin e FAD vazhdonë poashtu bashkepunime të reja me projektin nga Bashkimi Europian, Signo nga Norvegjia dhe Ministria e Punës dhe Mirqeinies Sociale.

 

Pra këto ishin disa nga aktivitetet dhe të arrituart e SHKSH përgjatë vitit 2019 ne si anëtar të bordit të SHKSH ju urojmë Vitin e ri 2020.

Translate »